Manovër e përbashkët ruso-turke në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86331-manovër_e_përbashkët_ruso_turke_në_detin_e_zi
Forcat detare ruse dhe turke zhvilluan një manovër të përbashkët në Detin e Zi, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2019 16:53 Europe/Tirane
  • Manovër e përbashkët ruso-turke në Detin e Zi

Forcat detare ruse dhe turke zhvilluan një manovër të përbashkët në Detin e Zi, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Flota ruse e Detit të Zi dhe anijet e forcave detare turke kryen një manovër të përbashkët për të përmirësuar ndërveprimin në zonat e rrezikut të minave, tha të premten zëdhënësi i Flotës ruse të Detit të Zi, Alexey Rulyov. Ushtrimet e përbashkëta ruso-turke vijnë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sqaroi të mërkurën debatin mbi marrëveshjen midis Moskës dhe Ankarasë për blerjen e sistemeve anti-ajrore ruse S-400 Triumf, duke thënë se qeveria e tij nuk do të anulojë marrëveshjen pavarësisht protestave nga aleati i saj amerikan. "Kjo punë ka marrë fund," tha Erdogan, duke vënë në dukje se dorëzimi i baterisë së parë të S-400 do të bëhet në korrik 2019. "Ne jemi një Turqi e pavarur, ne nuk jemi skllevër," shtoi ai.