Senatori amerikan: Dhjetë milionë fëmijë në Amerikë jetojnë në varfëri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86338-senatori_amerikan_dhjetë_milionë_fëmijë_në_amerikë_jetojnë_në_varfëri
Anëtari i lartë demokrat i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan deklaroi se dhjetë milionë fëmijë jetojnë në varfëri në SHBA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 09, 2019 08:27 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan: Dhjetë milionë fëmijë në Amerikë jetojnë në varfëri

Anëtari i lartë demokrat i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan deklaroi se dhjetë milionë fëmijë jetojnë në varfëri në SHBA.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, senatori Bob Menendez shkroi të premten në Twitter se "Dhjetë milionë fëmijë në Amerikë jetojnë në varfëri dhe shumë prej tyre janë në familje që nuk mund t'i përmbushin nevojat e tyre themelore". Më parë, Bernie Sanders, senator i Vermontit në Shtetet e Bashkuara, shkroi në llogarinë e tij se 0,1 për qind e shtresës së lartë të shoqërisë amerikane kishte  më shumë pasuri se 90 për qind e klasave më të ulëta të popullsisë amerikane. Bernie Sanders më tej theksoi se lakmia e pakontrolluar e të pasurve është problemi kryesor i ekonomisë amerikane.