BE ofron daljen e njëanshme të Britanisë së Madhe nga BE
Pas apelit që kryeministrja angleze Theresa May i drejtoi një ditë më parë Bashkimit Europian, duke i kërkuar një mundësi të fundit për gjetjen e një kompromisi që do të pranohej nga parlamenti i saj, kanë reaguar zyrtarët e BE-së përmes kryenegociatorit Mishel Barnie.
Theresa May deklaroi se ''një marrëveshje e re është si në interes të Britanisë, edhe të Bashkimit Europian."
"Nuk ka palë përgjegjëse për krizën aktuale përveç politikëbërësve anglezë'' theksoi Barnie të premten përmes një serie mesazhesh në Twitter.
Zyrtari europian tha se ''BE-ja është e gatshme t'i ofrojë Anglisë opsionin e largimit të njëanshëm nga unioni doganor me qëllim për ta bërë marrëveshjen më të pëlqyeshme për deputetët britanikë, por se pika për ngritjen e kontrolleve kufitare midis shtetit irlandez dhe provincës së Irlandës së Veriut do të qëndrojë në fuqi''.
Sipas Barnie: ''Bashkimi Europian mund të hyjë sërish në negociata me qeverinë britanike pasi Brexit të ndodhë formalisht, por propozimi i tij u konsiderua një argument i vjetër dhe aspak një kompromis nga zëra brenda kabinetit anglez''.