Kina i jep Pakistanit raketën PL-15
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86410-kina_i_jep_pakistanit_raketën_pl_15
Sipas një korrespondenti të Agjencisë së Lajmeve Fars në Islamabad, Kina ka furnizuar Pakistanin me raketat e avancuara PL-15.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2019 20:17 Europe/Tirane
  • Kina i jep Pakistanit raketën PL-15

Sipas një korrespondenti të Agjencisë së Lajmeve Fars në Islamabad, Kina ka furnizuar Pakistanin me raketat e avancuara PL-15.

Ky sistem raketash ajër-ajër mund të shkatërrojë objektivin e tij kudo në qiell. Raketat pritet të përdoren në avionët JF-17 që prodhohen bashkërisht në Kinë dhe Pakistan. Edhe para kësaj, raketat e ngjashme të furnizuara nga Kina dhe të përdorur nga avionët JF-17 të Pakistanit kishin arritur të rrëzonin avionët luftarakë indianë. Para se të arrijë objektivin e saj, raketa PL-15, mund të marrë informacionin e nevojshëm nga satelitët dhe radarët në terren. Kontrata për dorëzimin e këtyre raketave me rreze të gjatë tashmë është nënshkruar mes Pekinit dhe Islamabadit.