Akord i ri Londër-Bruksel për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86416-akord_i_ri_londër_bruksel_për_brexit
Britania dhe BE kanë arritur një akord të ri lidhur me kufijtë mes Irlandës së Veriut dhe republikës së Irlandës, pas zbatimit të Brexit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2019 05:42 Europe/Tirane
  • Akord i ri Londër-Bruksel për Brexit

Britania dhe BE kanë arritur një akord të ri lidhur me kufijtë mes Irlandës së Veriut dhe republikës së Irlandës, pas zbatimit të Brexit.

BE dhe Britania kanë arritur një akord për mos vendosjen e kufijve fizikë mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës pas zbatimit të Brexit, por me kushtin që Londra të largohet nga unioni doganor deri në vitin 2020. Britania po mundohet të largohet nga unioni doganor i BE me qëllim që të ketë mundësi të lidhë kontrata të reja me vendet e tjera. Sot parlamenti anglez pritet të votojë edhe një herë marrëveshjen e arritur me BE për largimin e Anglisë nga ky union.