Boeing urdhërohet të rishikojë programin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86430-boeing_urdhërohet_të_rishikojë_programin
Administrata e aviacionit federal në Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar kompanisë Boeing t’i bëjë disa ndryshime avionëve të tij 737 Max.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 12, 2019 20:21 Europe/Tirane
  • Boeing urdhërohet të rishikojë programin

Administrata e aviacionit federal në Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar kompanisë Boeing t’i bëjë disa ndryshime avionëve të tij 737 Max.

Dy rrëzime brenda 5 muajsh ngritën pikëpyetje të mëdha mbi këtë model, megjithatë në Shtetet e Bashkuara ai do të vazhdojë fluturimet. Fatkeqësia ka shkaktuar alarm rreth besueshmërisë së avionëve Boeing. Kompania, me seli në Çikago, tha përmes një deklarate se është duke punuar në një softuer të ri për kontrollimin e fluturimit. Përveç Etiopisë, edhe Kina, Gjermania, Britania, Indonezia, Meksika, Singapori dhe Australia kanë ndaluar së operuari me avionët Boeing 737 Max dhe gjithashtu ndaluan fluturimin e këtij modeli në hapësirën e tyre ajrore. Kompania Boeing tha se rreth 350 avionë 737 Max janë në përdorim në gjithë botën.