Turqia dënon deklaratat raciste të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86431-turqia_dënon_deklaratat_raciste_të_netanjahut
Kryeministri izraelit shkaktoi zemërimin e publikut duke hedhur poshtë një deklaratë që Izraeli është një "vend për të gjithë qytetarët e tij" dhe duke vënë në dukje se sipas ligjit, Izraeli është "një shtet komb i popullit hebre".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2019 16:52 Europe/Tirane
  • Turqia dënon deklaratat raciste të Netanjahut

Kryeministri izraelit shkaktoi zemërimin e publikut duke hedhur poshtë një deklaratë që Izraeli është një "vend për të gjithë qytetarët e tij" dhe duke vënë në dukje se sipas ligjit, Izraeli është "një shtet komb i popullit hebre".

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin,në një postim në Twitter ka dënuar deklaratat e mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu lidhur me statusin e arabëve në Izrael, duke i quajtur ato "racizëm i hapur". Ai më tej kujtoi se rreth 1.6 milionë arabë dhe myslimanë jetojnë në Izrael. Kalin bëri thirrje për qeveritë perëndimore që të reagojnë ndaj një shprehje të tillë të "racizmit" dhe të mos heshtin "nën presionin e sionistëve". Kritika e zëdhënësit të Erdoganit erdhi pas reagimit të kryeministrit izraelit ndaj një postimi nga aktorja izraelite Rotem Sela, e cila tha se Izraeli është "një vend për të gjithë qytetarët e tij", përfshirë arabët. Në reagimin e tij Netanjahu tha se sipas ligjit, Izraeli është "një shtet komb i popullit hebre".