Turqia sauditëve: Publikoni emrat e të akuzuarve për rastin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86485-turqia_sauditëve_publikoni_emrat_e_të_akuzuarve_për_rastin_khashoggi
Turqia i bëri thirrje Arabisë Saudite të publikojë emrat e të akuzuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, si dhe të shpalosë aktakuzën ndaj tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Turqia sauditëve: Publikoni emrat e të akuzuarve për rastin Khashoggi

Turqia i bëri thirrje Arabisë Saudite të publikojë emrat e të akuzuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, si dhe të shpalosë aktakuzën ndaj tyre.

“I bëjmë thirrje Arabisë Saudite t’i tregojë botës se kush janë këta persona dhe me çfarë aktakuza po gjykohen” i tha agjencisë Reuters, drejtori për komunikim në presidencën turke, Fahrettin Altun. Jamal Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Një vlerësim i CIA-s e ka fajësuar princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, për urdhërimin e vrasjes. Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë në këtë vrasje.