Mogherini reagon ndaj sulmit terrorist në Zelandën e Re
(last modified Sat, 16 Mar 2019 06:59:59 GMT )
Mars 16, 2019 07:59 Europe/Tirane
  • Mogherini reagon ndaj sulmit terrorist në Zelandën e Re

Shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Zelandën e Re.

Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE me anë të një deklarate ka dënuar sulmin terrorist ndaj myslimanëve në Zelandën e Re dhe atë e cilësoi krim kundër njerëzimit. Nga një sulm terrorist ndaj besimtarëve myslimanë në dy xhami të qytetit Christchurch në Zelandën e re 49 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur. Mogherini në këtë deklaratë ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe kat hënë se sulme ndaj vendeve të shenjta janë sulme ndaj të gjithë njerëzimit. BE shpreh solidaritetin e saj për Zelandën e Re dhe në këto ditë të vështira është e gatshme të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Federika Mogherini.

 

 

Tags