Rusia njeh Maqedoninë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86603-rusia_njeh_maqedoninë_e_veriut
Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se do e njohë Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e saj të ri zyrtar dhe kushtetues.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2019 15:15 Europe/Tirane
  • Rusia njeh Maqedoninë e Veriut

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se do e njohë Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e saj të ri zyrtar dhe kushtetues.

Diplomatët e Moskës informuan se njoftimin për ndryshimin e emrit e morën nëpërmjet ambasadës ruse nga Shkupi në datën 19 shkurt, dhe u vendos që vendi në korrespondencat e ardhshme zyrtare të referohet me emërtimin e ri. Ndryshimi në qëndrim vjen vetëm pak muaj pasi Moska shprehu rezerva për Marrëveshjen e Prespës të arritur qershorin e kaluar mes Shkupit dhe Athinës. Në muajin tetor, Rusia hodhi dyshime edhe për referendumin që Maqedonia mbajti në lidhje me marrëveshjen e shumëpritur, duke e komentuar pjesëmarrjen e ulët të popullsisë një formë bojkoti, madje duke i akuzuar politikanët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian për ndërhyrje në politikën e brendshme të shtetit ballkanik. Analistët maqedonas vlerësojnë se kritikat e Rusisë kundrejt Maqedonisë tentojnë të dekurajojnë planet e ardhshme të vendit për t'iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.