Kërkoi ndërtimin e xhamisë, por detyrohet të japë dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86624-kërkoi_ndërtimin_e_xhamisë_por_detyrohet_të_japë_dorëheqje
Një politikan lokal demokrat suedez (SD), i cili propozoi ndërtimin e një xhamie, ka kërkuar të largohet nga partia, duke thënë se rregullat e brendshme të partisë kundër ndërtesave me arkitekturë jo-perëndimore “ngjajnë si ligjet raciale të Nurembergut”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • Kërkoi ndërtimin e xhamisë, por detyrohet të japë dorëheqje

Një politikan lokal demokrat suedez (SD), i cili propozoi ndërtimin e një xhamie, ka kërkuar të largohet nga partia, duke thënë se rregullat e brendshme të partisë kundër ndërtesave me arkitekturë jo-perëndimore “ngjajnë si ligjet raciale të Nurembergut”.

Sipas mediave, politikani demokrat nga Kramfors, në bregdetin verior të Baltikut, ishte përballur me presion të madh pasi ka propozuar që komuna e tij të ndërtojë një xhami për të tërhequr më shumë emigrantë në qytet. Mark Collins, 63 vjeç, tha se besonte se tërheqja e emigrantëve është iniciativa e vetme e cila do të mund të ndalonte “zvogëlimin” e qytetit të tij. “Ideja ime është që nëse keni një xhami dhe një qendër kulturore, atëherë ju fuqizoni myslimanët që të jenë përgjegjës për qytetin tonë dhe zonën këtu”, citohet të ketë thënë ai. Qyteti, tha ai, po humbiste 100 veta në vit, ndërsa qarku Västernorrland në tërësi po humbiste më shumë se 500 qytetarë në vit. Edhe refugjatët e vendosur në komunë pas krizës së vitit 2015 kishin lëvizur në jug sa më shpejt që të ishte e mundur, është ankuar tutje ai.