Trump në emër të tij deklaron fundin e ISIS
Presidenti amerikan me anë të një deklarate në emër të tij njoftoi fundin e grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.
Donald Trump në këtë deklaratë pretendoi se Amerika dhe aleatët e saj në koalicionin e ashtuquajtur anti-ISIS, kanë çliruar të gjitha rajonet e kontrolluara nga ISIS në Siri dhe në Irak. Trump në këtë deklaratë qesharake ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë të jetë e gatshme të përballet me pjesëtarët e mbetur të këtij grupi. I ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar anti-ISIS është formuar gjatë presidencës së Obamës për të luftuar kundër terroristëve në Irak dhe në Siri. Ndërkohë sipas shumë mediave zyrtare, Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabe janë krijuesit dhe mbështetësit kryesore me armë dhe mjete financiare për grupet terroriste mes tyre grupin terrorist ISIS. Trump në fillim të presidencës së tij, ka deklaruar vetë se Uashingtoni është faktori kryesor i shfaqjes së grupeve terroriste mes tyre ISIS.