Erdogan: Çështjen e Golanit të pushtuar do ta çojmë në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86720-erdogan_Çështjen_e_golanit_të_pushtuar_do_ta_çojmë_në_okb
Presidenti i Turqisë pasi shprehu keqardhjen nga vendimi i presidentit amerikan për njohjen e rajonit Golan si pjesë të territorit të Izraelit në prag të fushatës elektorale të Beniamin Netanjahut tha se ky vendim i presidentit amerikan është marrë vetëm që kryeministri i regjimit sionist të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2019 04:16 Europe/Tirane
  • Erdogan: Çështjen e Golanit të pushtuar do ta çojmë në OKB

Presidenti i Turqisë pasi shprehu keqardhjen nga vendimi i presidentit amerikan për njohjen e rajonit Golan si pjesë të territorit të Izraelit në prag të fushatës elektorale të Beniamin Netanjahut tha se ky vendim i presidentit amerikan është marrë vetëm që kryeministri i regjimit sionist të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit.

Presidenti turk përmendi dosjen e korrupsionit të kryeministrit të regjimit sionist dhe tha: Netanjahu deklaratën e Trump lidhur me lartësitë Golan po e përdor si pjesë të fushatës së tij elektorale me qëllim që të mbulojë aferat e tij korruptive. Konkurrenca mes imperializmit dhe sionizmit jo vetëm që është kërcënim për rajonin por është kërcënim për të gjithë botën, ka thënë në fjalën e tij presidenti Erdogan. Kreu i shtetit në Turqi tha se përfaqësuesi i Turqisë në OKB do të ndjekë çështjen e lartësive Golan në KS të OKB dhe shtoi se Rusia dhe BE me qëndrimet e tyre nuk do të lejojnë që vendimi i Amerikës për njohjen e Golanit të pushtuar si pjesë të Izraelit të zyrtarizohet.