Rusia paralajmëron për sulme kimike të terroristëve në Idlib
(last modified Thu, 28 Mar 2019 08:06:52 GMT )
Mars 28, 2019 09:06 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për sulme kimike të terroristëve në Idlib

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi kimik nga grupi terrorist Fronti Nusra dhe organizata terroriste e njohur me emrin Helmetat e Bardha në Idlib.

Vasili Nebenzia në një takim të KS të OKB që kishte për qëllim analizimin e situatës humanitare dhe zhvillimeve politike në Siri, deklaroi se gjendja në Idlib është e rëndë dhe nuk mund të heshtet kundrejt saj. Nebenzia ndër të tjera shtoi: Terroristët kohët e fundit kanë përdorur raketa me lëndë kimike në bombardimet e kryera kundër civilëve në veri të rajonit Hamah. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB gjithashtu vuri në dukje se gjendja e banorëve në kampin Rakaban është tepër e rëndë për shkak se forcat amerikane parandalojnë largimin nga kjo zonë të personave të kapur rob, edhe pse qeveria siriane ka krijuar një rrugë të sigurt për kalimin e tyre.