Deputeti i parlamentit gjerman kërkon dëbimin e ambasadorit amerikan
Deputeti i spektrit të majtë në parlamentin gjerman, ka kërkuar dëbimin e ambasadorit amerikan nga Berlini duke e akuzuar atë se ndërhyn në punët e brendshme të Gjermanisë.
Deputeti i partisë majtiste Dei Link në Gjermani ka kërkuar dëbimin e ambasadorit Rixhard Grennell që është një prej përkrahësve të denjë të presidentit Donald Trump, duke e cilësuar atë person të padëshiruar në Gjermani. Bisedimet për kërkesën e deputetëve të majtë në parlamentin gjerman do të mbahen javën e ardhshme. Ndërkohë rrjeti informativ gjerman Deutsche Welle, ambasadorin amerikan në Berlin e ka quajtur një njeri grindavec dhe shembulli vogël i presidentit amerikan. Kohët e fundit ambasadori amerikan në Gjerman, shumë herë ka kërkuar nga kompanitë gjermane që të ndërpresin bashkëpunimin dhe tregtinë e tyre me Iranin. Ai gjithashtu ka kërcënuar kompaninë gjermane Wintershall, e cila është aktive në ndërtimin e gazsjellësit North Stream 2. Ambasadori amerikan ka kërcënuar direkt edhe qeverinë gjermane duke thënë se nëse Berlini lejon aktivitetin e kompanisë kineze Huawai që kjo të zgjerojë rrjetin 5G në Gjermani, Amerika do të ndërpresë bashkëpunimet e saj të sigurisë me Gjermaninë.