Një tjetër Boeing 737 kryen ulje emergjente
Një avion Boeing 737 për shkak të një ere të çuditshme dhe të pakëndshme u detyrua të kryejë ulje emergjente në aeroportin Dulles të Uashingtonit.
Sipas rrjetit Fox News, incidenti ndodhi kur aeroplani udhëtonte nga aeroporti Baltimore i Uashingtonit për në San Francisko, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles. Disa nga pasagjerët e avionit Boeing 737 ishin në vështirësi me probleme të frymëmarrjes dhe madje u ankuan nga dhimbje në gjoks dhe zyrtarët e fluturimit u angazhuan për të mbuluar shpenzimet mjekësore për udhëtarët. Ende nuk dihet shkaku i erës së keqe që u përhap në aeroplan dhe hetimet mbi këtë incident po vazhdojnë. Dy rrëzime brenda 5 muajsh ngritën pikëpyetje të mëdha mbi modelin Boeing 737 dhe shumë vende të botës kanë ndaluar fluturimin e këtij avioni në hapësirën e tyre ajrore.