Zgjedhjet lokale në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86866-zgjedhjet_lokale_në_turqi
Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, ku votuesit do të zgjedhin udhëheqësit lokalë të cilët do të marrin një mandat prej pesë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2019 03:27 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet lokale në Turqi

Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, ku votuesit do të zgjedhin udhëheqësit lokalë të cilët do të marrin një mandat prej pesë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues do të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime. Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garojnë 12 parti politike. Betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Shtatë partitë e tjera që marrin pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan. Votuesit e sëmurë dhe të palëvizshëm do të votojnë në vendvotime mobile që janë zbatuar për herë të parë në Turqi gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme të vitit të kaluar. Votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave. zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.