Turqia krijon qendër operative pranë kufirit me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86878-turqia_krijon_qendër_operative_pranë_kufirit_me_sirinë
Ministri turk i mbrojtjes dhe komandantët e ushtrisë turke kanë vizituar njësitë ushtarake të vendosura në kufirin me Sirinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2019 16:32 Europe/Tirane
  • Turqia krijon qendër operative pranë kufirit me Sirinë

Ministri turk i mbrojtjes dhe komandantët e ushtrisë turke kanë vizituar njësitë ushtarake të vendosura në kufirin me Sirinë.

Ata gjithashtu përuruan një qendër të avancuar të operacioneve të përbashkëta për të mbikëqyrur operacionet e mundshme ushtarake kundër "objektivave terroristë" në lindje të Eufratit në Siri. Qëllimi i kësaj vizite është koordinimi i forcave të ndryshme që do të marrin pjesë në betejën e Eufratit lindor. Kjo është zhvendosja e dytë e këtij lloji. Më parë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë turke Yasar Güler, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar dhe komandanti i Ushtrisë shkuan në kufirin me Sirinë. Vizita e krerëve ushtarakë turq vjen pas njoftimit nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) për marrjen e kontrollit të qytetit  al-Baghouz në periferi të Deir ez-Zor.