Partia e Erdogan fiton zgjedhjet vendore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86884-partia_e_erdogan_fiton_zgjedhjet_vendore
Në një kohë kur procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Turqi është mbyllur, exit pollet e para tregojnë se partia në pushtet e Presidentit Erdogan, AK Parti, po udhëheq në kryeqytetin Anakara dhe në qytetin më të madh të vendit që është Stambolli.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Partia e Erdogan fiton zgjedhjet vendore

Në një kohë kur procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Turqi është mbyllur, exit pollet e para tregojnë se partia në pushtet e Presidentit Erdogan, AK Parti, po udhëheq në kryeqytetin Anakara dhe në qytetin më të madh të vendit që është Stambolli.

Të dhënat e para kur janë numëruar rreth një e katërta e kutive tregojnë se në Ankara, partia e Presidentit ka arritur të marrë 51.6% të votave, ndërsa në Stamboll është ndalur në 51.8%, dy rezultate këto mjaft të rëndësishme nëse konkretizohen. Shifrat ndërkaq janë zhgënjuese për partinë republikane e cila shpresonte që të bënte një kthesë të madhe gjatë këtij procesi elektoral. Gjithsesi, tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të votimit. Gjithashtu, me interes të madh do të priten edhe vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin elektoral.