Turqia nuk pranon të tërhiqet nga marrëveshja e armëve me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86938-turqia_nuk_pranon_të_tërhiqet_nga_marrëveshja_e_armëve_me_rusinë
Turqia nuk do të tërhiqet nga një marrëveshje e madhe armësh me Rusinë, pavarësisht pezullimit nga SHBA të pjesëmarrjes së Ankarasë në programin e avionit F-35, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Turqia nuk pranon të tërhiqet nga marrëveshja e armëve me Rusinë

Turqia nuk do të tërhiqet nga një marrëveshje e madhe armësh me Rusinë, pavarësisht pezullimit nga SHBA të pjesëmarrjes së Ankarasë në programin e avionit F-35, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

"Marrëveshja për sistemet raketore S-400 është një marrëveshje e kryer dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ajo," tha Çavusoglu në një forum në Uashington, ku ai po merr pjesë në festimet e 70-vjetorit të NATO-s. Cavusoglu tha se Turqia u kthye nga Rusia pasi nuk mundi të blinte raketat Patriot të SHBA dhe citoi Presidentin Donald Trump të thoshte në një telefonatë të paspecifikuar se paraardhësi i tij Barak Obama kishte bërë një "gabim" që nuk i kishte shitur këtë sistem Ankarasë. Cavusoglu tha se sistemi S-400 do të ishte i ndarë nga infrastruktura e NATO-s në Turqi dhe nuk do të ketë lidhje me avionët F-35.