Ankaraja: SHBA duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe terroristëve
Turqia është kundërpërgjigjur ndaj një ultimatumi të SHBA që Ankaraja të ndalë blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 ose të rrezikojë anëtarësimin e saj në NATO, duke thënë se është Uashingtoni që "duhet të zgjedhë" midis një aleati si Turqia dhe "terroristëve".
Nënpresidenti turk Fuat Oktay ju përgjigj komenteve të homologut të tij amerikan, Mike Pence, në një ceremoni në Uashington që shënonte 70 vjetorin e aleancës ushtarake të NATO-s. Turqia "duhet të zgjedhë" midis mbetjes një anëtar i rëndësishëm i NATO-s ose të rrezikojë sigurinë e këtij partneriteti "duke marrë vendime të tilla të pamatura", tha Pence. Oktay u kundërpërgjigj ndaj Pence pak kohë më pas dhe tha: "Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin. A dëshirojnë të mbeten aleat i Turqisë apo të rrezikojë miqësinë tonë duke bashkuar forcat me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleatit të NATO-s kundër armiqve të tij ". Zyrtari turk iu referua mbështetjes së Uashingtonit për militantët kurdë që veprojnë në Siri pranë kufirit turk, të cilët Ankaraja i sheh si "terroristë" të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).