Belgjika kërkon falje për krimet e kryera në kohën e kolonizimeve
Qeveria e Belgjikës ka kërkuar falje për krimet e kryera nga qeveria belge gjatë kohës së kolonizimeve në Afrikë.
Sharal Mishel kryeministër i Belgjikës në formë zyrtare ka kërkuar falje për rrëmbimin e mijëra fëmijëve të racave të ndryshme gjë kohë kur Belgjika ishte kolonizatorë në vendet afrikane si Brunei, Kongo dhe Ruanda. Kryeministri belg ka premtuar se vendi i tij do të rikuperojë dëmet e shkaktuara në të kaluarën. Fëmijët ishin lindur nga belgë që kishin shkuar në këto vende dhe nga nëna vendase. Fëmijët më pas janë dërguar me forcë në belgjikë ku janë edukuar nga kisha katolike dhe organet e tjera qeveritare. Rreth 20 mijë fëmijë thuhet se janë rrëmbyer me anë të kësaj politike të qeverise belge ndërkohë që shumica e burrave belgë nuk kanë pranuar atësinë e fëmijëve të tyre. disa prej këtyre fëmijë të lindur në vitet 1940-1950 kurrë nuk kanë marrë shtetësinë belge dhe kanë qëndruar pa shtetësi. Dy vjet më parë edhe kisha katolike ka kërkuar falje për shkak të bashkëpunimit në këtë skandal të madh.