Përleshje në kufirin verior të Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86966-përleshje_në_kufirin_verior_të_greqisë
Episode të tjera përplasje janë regjistruar të premten pasdite mes emigrantëve dhe policisë pranë një kampi në Selanik. Posaçërisht gratë që mbanin fëmijët e tyre në krah u përpoqën të thyenin rrjetën e policisë, që të dilnin në rrugë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 05, 2019 21:21 Europe/Tirane
  • Përleshje në kufirin verior të Greqisë

Episode të tjera përplasje janë regjistruar të premten pasdite mes emigrantëve dhe policisë pranë një kampi në Selanik. Posaçërisht gratë që mbanin fëmijët e tyre në krah u përpoqën të thyenin rrjetën e policisë, që të dilnin në rrugë.

Qëllimi i tyre është të shkojnë në Idomeni në këmbë. Emigrantët kanë në plan të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, nga ku përmes rajonit të Ballkanit të shkojnë në vendet e Europës Perëndimore, ku duan të kërkojnë azil. Rreth 700 emigrantë, përfshirë edhe familje me fëmijë, kaluan natën mbrëmë  në tendat e ngritura në një fushë misri, 10 kilometra në perëndim të Selanikut. Organizimi i lëvizjes është bërë përmes rrjeteve sociale, ku refugjatët janë orientuar si të kalojnë kufirin për të vazhduar më pas rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016, por me sa duket, përpjekjet për riaktivizimin e tij nuk mungojnë.