Trump: Marrëveshja bërthamore ishte një marrëveshje e rrezikshme
Presidenti amerikan ditën e shtunë edhe një herë ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një marrëveshje të rrezikshme.
Donald Trump në një takim me grupin e njohur me emrin Aleanca e hebrenjve republikanë, tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e quajti një sukses dhe pretendoi se Uashingtoni doli nga një prej marrëveshjeve më të rrezikshme të historisë. Presidenti amerikan pretendoi se ka vendosur sanksionet më të ashpra kundër Iranit dhe shtoi se rikthimi i sanksioneve ka çuar në ndryshimin e sjelljes së Iranit që nuk është më ai Irani i së kaluarës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.