Takimi i G-7 një tjetër shfaqje e mosmarrëveshjeve të perëndimit
Takimi I grupit G-7 në Francë organizohet në një ambient sfidash të shumta, një prej të cilave është mospjesëmarrja e sekretarit amerikan të shtetit dhe mos arritja e akordeve për çështje që lidhen me Lindjen e Mesme sidomos me Palestinën dhe Iranin.
Takimi 2-ditor i grupit G-7 organizohet në kushtet kur bota përballet me sfida të rëndësishme si nisja e trazirave dhe e konflikteve në Libi, bllokada e Brexit të Britanisë së Madhe, veprimet provokuese të Amerikës mbi çështjen palestineze dhe mbështetja zyrtare e qeverisë së Donald Trump kundrejt sovranitetit të izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit nuk merr pjesë në takimin e grupit G-7. Mospjesëmarrja e sekretarit amerikan të shtetit sipas shumë analistëve është një shenjë që do të tregojë se takimi i këtij grupi për presidentin amerikan Donald Trump ka shumë pak rëndësi. Por faktikisht mospjesëmarrja e sekretarit amerikan të shtetit konfirmon vazhdimin e politikave të njëanshme të Uashingtonit. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, marrëdhëniet mes Amerikës dhe Evropës janë shoqëruar me shumë tensione. Donald Trump me politikat e tij të njëanshme synon t’i imponojë kërkesat dhe politikat e Uashingtonit, Brukselit. Mosdorëzimi i partnerëve evropianë përballë kërkesave të Donald Trump është bërë shkak që ai të ndërmarrë politika dhe veprime të njëanshme lidhur me çështje ndërkombëtare dhe pikërisht kjo ka ngjallur irritimin e partnerëve evropianë të Uashingtonit. Disa nga veprimet e presidentit amerikan janë tërheqja nga marrëveshja e ambientit e Parisit, nga marrëveshja bërthamore me Iranin, nisja e luftës tregtare dhe e shtimit të tarifave doganore, njohja zyrtare e lartësive të pushtuara Golan si pjesë e territorit të Izraelit, veprime që janë kundërshtuar ashpër nga vendet anëtare të grupit G-7. Mosmarrëveshjet dhe ndasitë mes Amerikës dhe anëtarëve të tjerë të grupit G-7 janë aq të shumta saqë shumë analistë në vend të grupit G7 kanë përdorur termin grupi 6+1. Mosmarrëveshjet janë bërë të qarta edhe në takimin e ministrave të jashtëm të këtij grupi në Paris. Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës pasi ka pohuar ekzistencën e mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të grupit G-7 ka thënë: Mes anëtarëve të grupit G-7 ka mosmarrëveshje për çështje të tilla si ajo e Palestinës dhe e Izraelit dhe dosja e Iranit. Vendet anëtare të grupit G-7 kanë shprehur mosmarrëveshje edhe mbi çështjen e Libisë dhe saktësisht mbi sulmin e forcave të gjeneral Haftar për marrjen e kryeqytet Tripoli. Megjithatë mund të thuhet se akordet e arritura mes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të grupit G-7 për luftën kundër sulmeve kibernetike, ndihmën për zhvillimin ekonomik të Afrikës, forcimin e masave për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, janë masa që mund të rezultojnë me një përballje më efikase me sfidat e sigurisë në botë. Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të gruporit G-7 u mbajt në kushtet kur zakonisht në takimet e liderëve të këtij grupi bëhen më të qarta mosmarrëveshjet sidomos ato me Amerikën.