B-52 rrëzohet në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87095-b_52_rrëzohet_në_afganistan
Disa media afgane kanë raportuar rrëzimin e një bombarduesi strategjik B-52  të Ushtrisë Amerikane në lartësitë e Prefekturës Vashir, të provincës Helmand, në jug të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 10, 2019 20:59 Europe/Tirane
  • B-52 rrëzohet në Afganistan

Disa media afgane kanë raportuar rrëzimin e një bombarduesi strategjik B-52  të Ushtrisë Amerikane në lartësitë e Prefekturës Vashir, të provincës Helmand, në jug të vendit.

Talibanët pohuan se forcat e tyre qëlluan me armë të rënda avionin amerikan në qytetin Lar të mërkurën në mëngjes, ndërsa avioni po ngrihej nga baza ajrore Shavareb. Burimet afgane thonë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u vranë ndërsa tymi ende po ngrihet nga vendi i ngjarjes. Tani për tani, zyrtarët e qeverisë afgane dhe komandantët e SHBA ose NATO-s nuk e kanë komentuar këtë lajm. Më 8 prill, katër ushtarë amerikanë dhe një punonjës i një kompanie private që punon për ushtrinë amerikane u vranë dhe tre ushtarë të tjerë u plagosën në një sulm me autobombë në afërsi të bazës ajrore Bagram, në veri të kryeqytetit afgan, Kabul. Talibanët e morën përgjegjësinë për këtë sulm vetëvrasës.