Arrestohet njeriu i afërt me Assange e Wikileaks
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87136-arrestohet_njeriu_i_afërt_me_assange_e_wikileaks
Një person që besohet të ketë lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar derisa po përpiqej të largohej nga Ekuadori, thotë Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2019 20:57 Europe/Tirane
  • Arrestohet njeriu i afërt me Assange e Wikileaks

Një person që besohet të ketë lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar derisa po përpiqej të largohej nga Ekuadori, thotë Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti.

Ministrja e Punëve të Brendshme, María Paula Romo  nuk ka treguar identitetin e tij, por tha se ai ishte arrestuar për “qëllime hetimore”.  Një zyrtar qeveritar  në kushte anonimiteti  i tha Associated Press se personi i arrestuar është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit. Arrestimi i tij vjen  vetëm pak orë pasi Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. “Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë të lëshuar në orët e vona të së enjtes.