Shkarkohen nga detyra mbi 1400 ushtarakë turq
(last modified Sat, 13 Apr 2019 18:19:22 GMT )
Prill 13, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Shkarkohen nga detyra mbi 1400 ushtarakë turq

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se mbi 1400 ushtarakë turq janë larguar nga ushtria për shkak të dyshimeve për bashkëpunim me Grupin Gulen.

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi në një deklaratë mbi numrin e personelit ushtarak të dëbuar pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016, ku 1,412 ushtarakë turq u shkarkuan nga postet ushtarake për shkak të anëtarësimit në grupin Gulen. Ministria turke e mbrojtjes ka thënë se më shumë se 120,000 persona janë arrestuar nën akuzat për bashkëpunim me grupin Gulen ose për pjesëmarrje në grusht shtetin e dështuar në korrik 2016 dhe disa prej tyre janë dënuar me dënime të rënda. Vlen të theksohet se autoritetet e Ankarasë akuzojnë Fethulla Gylen për rol në organizimin e grusht shtetit kundër qeverisë së Turqisë.

 

Tags