Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së
(last modified Tue, 16 Apr 2019 18:22:43 GMT )
Prill 16, 2019 20:22 Europe/Tirane
  • Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së

Së paku tetë njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën, si pasojë e stuhive në disa shtete në jug të SHBA-së.

Në Teksas, dy fëmijë vdiqën nga rënia e drurit mbi makinën e familjes së tyre. Fëmijët ishin tre dhe tetë vjeç. Vdekje u raportuan edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana. Disa të plagosur nuk janë ndihmuar për orë të tëra për shkak të pengesave nëpër rrugë, raportuan mediat amerikane. Paralajmërime për tornado u lëshuan edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia. Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt Bregut Lindor.

Tags