Kthehen 1500 terroristë evropianë në vendet e tyre
Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse tha se rreth 1,500 terroristë të huaj që ishin të pranishëm në Lindjen e Mesme, janë kthyer tani në Evropë.
Aleksander Bortnikov, të enjten në konferencën që kishte të bënte me luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ka thënë: Ky numër është pjesë e 5000 terroristëve evropianë që gjenden në LM. Ai ka shtuar: Shumë prej këtyre njerëzve janë të armatosur dhe janë dërguar në Evropë nga udhëheqësit e tyre për të vazhduar sulmet terroriste. Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse ka thënë se grupet terroriste ISIS dhe Al Kaida akoma paraqesin kërcënim serioz, pavarësisht humbjeve në Siri dhe Irak. Sipas njoftimeve, mbi 1,000 gjermanë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS që nga viti 2013, ku rreth një e treta e tyre janë kthyer në Gjermani.