Nis referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt
(last modified Fri, 19 Apr 2019 10:07:45 GMT )
Prill 19, 2019 12:07 Europe/Tirane
  • Nis referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt

Referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt ka nisur sot me votimin e egjiptianëve me banim jashtë shtetit.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt ka nisur më 19 prill dhe do të vazhdojë deri më 21 prill 2019. Ambasada e Egjiptit në Zelandën e Re, sot në orën 09:00 sipas orës lokale ka hapur kutitë e votimit për referendumin dhe ndryshimin e kushtetutës. Komiteti zgjedhor në Egjipt ka përcaktuar datat 20-22 prill për procesin e votimit për ndryshimet kushtetuese në vend. Në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Egjiptit në botë janë hapur kutitë e votimit për organizimin e  referendumit. Në total janë hapur 140 qendra dhe kuti votimi në mëse 124 vende të botës. Brenda në Egjipt referendumi për ndryshimin e kushtetutës do të mbahet nesër.

Tags