Nis referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt
Referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt ka nisur sot me votimin e egjiptianëve me banim jashtë shtetit.
Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, referendumi për ndryshimin e kushtetutës në Egjipt ka nisur më 19 prill dhe do të vazhdojë deri më 21 prill 2019. Ambasada e Egjiptit në Zelandën e Re, sot në orën 09:00 sipas orës lokale ka hapur kutitë e votimit për referendumin dhe ndryshimin e kushtetutës. Komiteti zgjedhor në Egjipt ka përcaktuar datat 20-22 prill për procesin e votimit për ndryshimet kushtetuese në vend. Në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Egjiptit në botë janë hapur kutitë e votimit për organizimin e referendumit. Në total janë hapur 140 qendra dhe kuti votimi në mëse 124 vende të botës. Brenda në Egjipt referendumi për ndryshimin e kushtetutës do të mbahet nesër.