Rusia paralajmëron për komplote të reja të terroristëve në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87315-rusia_paralajmëron_për_komplote_të_reja_të_terroristëve_në_idlib
Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi kimik nga grupi terrorist Fronti Nusra dhe organizata terroriste e njohur me emrin Helmetat e Bardha në Idlib.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2019 07:37 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për komplote të reja të terroristëve në Idlib

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi kimik nga grupi terrorist Fronti Nusra dhe organizata terroriste e njohur me emrin Helmetat e Bardha në Idlib.

Në një konferencë të saj për shtyp zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se gjendja në Idlib është e rëndë dhe nuk mund të heshtet kundrejt saj. Zakharova ndër të tjera shtoi: Terroristët kohët e fundit kanë përdorur raketa me lëndë kimike në bombardimet e kryera kundër civilëve në veri të rajonit Hamah. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë gjithashtu vuri në dukje se gjendja e banorëve në kampin Rakaban është tepër e rëndë për shkak se forcat amerikane parandalojnë largimin nga kjo zonë të personave të kapur rob, edhe pse qeveria siriane ka krijuar një rrugë të sigurt për kalimin e tyre.