Kundërshtimi ruso-amerikan ndaj rezolutës britanike mbi Libinë
(last modified Fri, 19 Apr 2019 10:08:06 GMT )
Prill 19, 2019 12:08 Europe/Tirane
  • Kundërshtimi ruso-amerikan ndaj rezolutës britanike mbi Libinë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kundërshtuan projekt-rezolutën britanike mbi zhvillimet e reja në Libi.

Sipas Reuters, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të enjten thanë se nuk mund të mbështesin një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim në Libi. Disa diplomatë thanë se Rusia është kundër një projekti rezolute britanike që e konsideron  Khalifa Haftar si përgjegjës për raundin e ri të dhunës në Libi. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë ndonjë arsye për kundërshtimin e saj ndaj projekt-rezolutës së propozuar nga Mbretëria e Bashkuar për zhvillimet e reja në Libi. Ushtria Kombëtare Libiane, e udhëhequr nga Kalifa Haftar, e cila ka qenë nën kontrollin e Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për shumë vite, më 4 prill 2019 komandoi trupat e trupave për të sulmuar kryeqytetin libian Tripoli. Që nga revolucioni i vitit 2011, ku populli libian i dha fund diktaturës së Libisë dhe ka rrëzuar Muamer Gadafin kreun e regjimit të Libisë, revolcuion që u realizua me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve anëtare të BE dhe të NATO-s dhe rajonit, Libia shpeshherë ka qenë subjekt i dhunës dhe paqëndrueshmërisë politike.

 

 

Tags