Kryeministri i Libisë kritikon "heshtjen" e aleatëve ndërkombëtarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87328-kryeministri_i_libisë_kritikon_heshtjen_e_aleatëve_ndërkombëtarë
Kryeministri i Libisë, Fayez al-Serraj, e dënoi, siç tha, "heshtjen" e aleatëve të tij ndërkombëtarë derisa forcat kundërshtare po përparojnë në Tripoli.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Libisë kritikon

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Serraj, e dënoi, siç tha, "heshtjen" e aleatëve të tij ndërkombëtarë derisa forcat kundërshtare po përparojnë në Tripoli.

Al-Serraj, i cili mbështetet nga Kombet e Bashkuara, po përballet me një kryengritje të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar. Forcat e Haftarit, të cilat mbështesin një administratë paralele në lindje të Libisë, synojnë të vënë nën kontroll edhe kryeqytetin Tripoli. Mbi 200 njerëz janë vrarë prejse kanë nisur luftimet më 4 prill, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Derisa dhuna vazhdon, Al-Serraj tha se njerëzit "kanë nisur të ndjehen të braktisur nga bota". Ai tha se dështimi për të mbështetur qeverinë e tij, të njohur ndërkombëtarisht, "mund të çojë në pasoja të tjera". Al-Serraj tha se ka rrezik që grupi militant Shteti Islamik të përfitojë nga paqëndrueshmëria. "Publiku është i irrituar nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare", tha ai. Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike që nga koha kur ish diktatori Muammar Gaddafi, është përmbysur nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.