Kim Jung-un kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87340-kim_jung_un_kërkon_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_rusinë
Lideri i Koresë së veriut, në një letër drejtuar presidentit të Rusisë ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve të Phenianit me Moskën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2019 06:02 Europe/Tirane
  • Kim Jung-un kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Rusinë

Lideri i Koresë së veriut, në një letër drejtuar presidentit të Rusisë ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve të Phenianit me Moskën.

Kim Jung-un në letrën e tij për Vladimir Putin, kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral mes Rusisë dhe Koresë së veriut. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia KCNA e Koresë së veriut e cila shpreh gatishmërinë e Phenianit për paqe në gadishullin korean. Në këtë letër Kim Jung-un flet për forcimin e marrëdhënieve të Koresë së veriut me mikun e tij të vjetër Rusinë.