Protestat kundër ndryshimeve klimatike, arrestohen mbi 1000 persona në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87413-protestat_kundër_ndryshimeve_klimatike_arrestohen_mbi_1000_persona_në_londër
Numri i aktivistëve të mjedisit, të arrestuar gjatë tetë ditëve të aksionit të drejtpërdrejtë në Londër, arriti në 1,000 të hënën, tha policia, duke shtuar se ura Waterloo, një nga vendet e bllokuara nga protestat, ishte rihapur tashmë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Protestat kundër ndryshimeve klimatike, arrestohen mbi 1000 persona në Londër

Numri i aktivistëve të mjedisit, të arrestuar gjatë tetë ditëve të aksionit të drejtpërdrejtë në Londër, arriti në 1,000 të hënën, tha policia, duke shtuar se ura Waterloo, një nga vendet e bllokuara nga protestat, ishte rihapur tashmë.

Grupi i Klimës “Rebelimi i Zhdukjes” ka shënjestruar vendet në Londrën qendrore, si Cirku i Oksfordit dhe Sheshi i Parlamentit, në një fushatë të mosbindjes civile të padhunshme me qëllim të ndalimit të asaj që ajo e quan një krizë klimatike globale. Policia tha se 1.065 njerëz ishin arrestuar në lidhje me protestat dhe se 53 persona janë akuzuar për krime, duke përfshirë pengimin e qarkullimit në autostradë. Policia i kishte bërë thirrje aktivistëve të kalojnë në Marble Arch, ku po lejohet që protestat të vazhdojnë. Aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg ju drejtua turmave në Marble Arch të dielën, duke u bërë thirrje atyre të mos heqin dorë kurrë nga fushatat e tyre për të shpëtuar planetin.