ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet e kryera në Sri Lanka
Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet e së dielës së Pashkëve në kishat dhe hotelet në Sri Lanka.
Deklarata u bë të martën nga agjencia e lajmeve Amaq e grupit terrorist ISIS.
ISIS shkroi se objektivi i tij ishin vendet që bombarduan territorin e saj dhe të krishterët.
"Ata që zhvilluan sulmin dhe synonin anëtarët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe të krishterët në Sri Lanka janë luftëtarë të Shtetit Islamik,"-thuhet në deklaratën e lëshuar në Amaq.
Një zyrtar qeveritar tha se shpërthimet ishin shenjë hakmarrje për vrasjen e 50 myslimanëve muajin e kaluar në dy xhami në Zelandën e Re, por nuk dha dëshmi për këtë. Ai gjithashtu pohoi se sulmet në Sri Lanka u kryen nga dy grupe ekstremiste islamike.
Funeralet e para u mbajtën në një nga kishat e dëmtuara në Sri Lankan perëndimore, ku u vranë rreth 100 vetë.
Arkivolet, shumë prej të cilëve mbanin trupat e fëmijëve, u varrosën mëngjesin e sotëm.
Ndërsa policia konfirmoi rritjen e numrit të viktimave në 321. Zëdhënësi i UNICEF, Christophe Boulierac theksoi se 45 fëmijë dhe adoleshentë humbën jetën në sulme, ndër to edhe një foshnje 18 muajshe.
Numri i personave të arrestuar për sulmet shkoi nga 24 në 40, pasi qeveri shpalli "ligjin emergjent", duke i dhënë policisë kompetenca gjithëpërfshirëse për të kapur dhe marrë në pyetje të dyshuarit pa marrë urdhër.