Amerika bën përjashtime në sanksionet kundër Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87471-amerika_bën_përjashtime_në_sanksionet_kundër_gardës_revolucionare
Qeveria amerikane në sanksionet e saj kundër gardës revolucionare ka bërë disa përjashtime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2019 03:37 Europe/Tirane
  • Amerika bën përjashtime në sanksionet kundër Gardës Revolucionare

Qeveria amerikane në sanksionet e saj kundër gardës revolucionare ka bërë disa përjashtime.

Mike Pompeo ka bërë të qartë rastet të cilët janë të përjashtuar nga sanksionet amerikane kundër gardës revolucionare. Sipas këtij vendimi sanksionet nuk do të zbatohen ndaj autoriteteve të qeverive të huaja, kompanive dhe organizatave popullit të cilat bashkëpunojnë me gardën revolucionare dhe nuk do të ndalohen të futen në Amerikë. ky vendim është publikuar në botimin zyrtar të qeverisë amerikane të quajtur Federal Register. Sipas këtij vendimi Mike Pompeo ka pretenduar se vendimi është marrë për të ruajtur interesat e sigurisë kombëtare. Ditën e hënë më 8 prill Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka futur gardën revolucionare në listën e saj të grupeve të huaja terroriste, në një kohë kur garda revolucionare ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerika në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë. Si reagim ndaj këtij vendimi, Irani ka njohur si grup terrorist qendrën e forcave ushtarake amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore të njohur me emrin CENTCOM dhe të gjitha forcat e varura prej saj.