Venezuela largohet nga organizata e vendeve amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87550-venezuela_largohet_nga_organizata_e_vendeve_amerikane
Ministri i jashtëm i Venezuelës njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga organizata vendeve amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Venezuela largohet nga organizata e vendeve amerikane

Ministri i jashtëm i Venezuelës njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga organizata vendeve amerikane.

Jorge Ariza ministër i jashtëm i Venezuelës njoftoi se Karakasi tërhiqet nga organizata e  vendeve amerikane. Në një tubim me simpatizantët e shtetit, shefi i diplomacisë venezuelase tha: Prej sot Venezuela nuk është më anëtare e OAS, apo organizatës së vendeve amerikane. Ne kemi zbatuar kërkesën dhe vullnetin e popullit të Venezuelës. Venezuelasit ditën e shtunë me anë të një proteste të organizuar në Karakas kryeqytetin e vendit ka festuar daljen e vendit nga organizata e vendeve amerikane. Ministria e jashtme e Venezuelës më 9 prill, duke reaguar ndaj mbështetjes së organizatës së vendeve amerikane ndaj Juan Guaido lideri i opozitës në Venezuelës, shpalli largimin e Venezuelës nga kjo organizatë. Amerika dhe aleatët e saj prej disa javës po mbështesin gjithanshëm kreun e opozitës Juan Guaido për të kryer grusht shteti kundër qeverisë së presidentit të ligjshëm Nikolas Maduro.