Ekonomistët anglezë paralajmërojnë Donald Trump
Ekonomistët e Oksfordit kanë paralajmëruar presidentin amerikan për shtimin e çmimit të naftës në rast të anulimit të lejes për përjashtimin e blerësve të naftës iraniane nga sanksionet amerikane.
Ekonomistët e Oksfordit duke iu drejtuar presidentit amerikan kanë paralajmëruar Donald Trumpin se anulimi i lejes për blerësit e naftës iraniane, do të bëhet shkak për rritjen e çmimit të naftës në 100 dollarë për fuçi dhe do të krijojë probleme në perspektivën e rritjes ekonomike për vitin 2020. Uashingtoni me anulimin e lejes për përjashtimin e blerësve të naftës iraniane nga sanksionet amerikane, ka shtuar akoma më shumë shqetësimin mbi garantimin e sasisë së nevojshme për naftë në treg. Në prag të përvjetorit të parë të daljes së jashtëligjshme të qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore, më 22 prill Uashingtoni mori vendim që prej 2 majit të anulojë të gjitha lejet për vendet importuese të naftës iraniane nga sanksionet amerikane. Qeveria amerikane në vitin 2018 deklaroi se synon ta çojë në 0 eksportin e naftës nga Irani mirëpo pas një farë kohe u tërhoq dhe lejoi 8 vende përkatësisht Italinë, Turqinë, Indinë, Kinën, Korenë e Jugut, Greqinë dhe Tajvanin që të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane. Shumë ekonomistë në Amerikë gjithashtu kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump mbi rrezikun e shtimit të çmimit të naftës dhe të benzinës në Amerikë.