Berlini dënon përgjigjen e rezistencës ndaj sulmeve izraelite!
Ministria e jashtme gjermane dënoi reagimin e lëvizjes së rezistencës palestineze ndaj krimeve të regjimit sionist, duke injoruar bombardimet izraelite të regjimit sionist kundër banorëve dhe qytetarëve të Gazës.
Haiko Mass në një postim të tij në Tuiter ka shkruar se lëshimi i raketave nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik kundër civilëve (sionistë) nuk është gjë e mirë dhe Gjermania i dënon fuqishëm këto veprime. Ai më tej shprehu kënaqësinë e tij me përpjekjet e ndërmjetësimit egjiptian dhe të Kombeve të Bashkuara që çuan në armëpushim dhe ndërprerjen e sulmeve sioniste ndaj njerëzve të pambrojtur të Gazës. Ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi se në sulmet e fundit të regjimit sionist kundër rajonit të Gazës, 24 palestinezë janë martirizuar. Kjo ministri gjithashtu njoftoi se në 48 orët e kaluara nga bombardimet e avionëve sionistë janë plagosur edhe 170 palestinezë.