Qëndrimi i përbashkët i Pompeo dhe Hunt kundër Iranit
Ministrat e jashtëm të SHBA dhe Britanisë, në një konferencë të përbashkët për media në Londër në lidhje me veprimin e fundit të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore, kanë marrë qëndrim të përbashkët.
Sekretari i DASH Mike Pompeo është takuat të mërkurën me homologun e tij britanik Jeremy Hunt, për të diskutuar mbi reduktimin e angazhimeve të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore. Jeremy Hunt, pa përmendur veprimet armiqësore të Uashingtonit gjatë vitit të kaluar dhe pas tërheqjes së njëanshme të Presidentit të SHBA, Donald Trump, tha: Londra ende e përkrah marrëveshjen bërthamore, por deklarata e Teheranit sot për angazhimin e tij ndaj kësaj marrëveshjeje ishte një hap i padëshirueshëm. Hunt ka thënë se për sa kohë që Irani përmbush detyrimet e tij, edhe Londra do të angazhohet në zbatimin e kësaj marrëveshje. Mike Pompeo në lidhje me Iranin dhe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ka thënë: Qëndrimi i Londrës dhe i Uashingtonit në lidhje me marrëveshjen bërthamore ndryshon, por do ta ndjekim çështjen e Iranit.