Vizita e zv/ministrit të jashtëm të Anglisë në Teheran
Ambasada e Anglisë në Teheran njoftoi për një vizitë të rëndësishme të zv/ministrit të jashtëm anglez në Iran.
Kjo ambasadë në një mesazh në Twitter ka shkruar: Richard Moore, zv/ministër i jashtëm i Anglisë, ditën e enjte do të vizitojë Teheranin për të diskutuar mbi sigurinë e rajonit dhe marrëdhëniet dypalëshe. Londra do të vazhdojë mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore deri në kohën kur Irani të zbatojë zotimet e tij në formë të plotë, thuhet në mesazhin e lëshuar nga ambasada e Anglisë në Teheran. Këshilli për siguri kombëtare i Iranit me anë të një deklarate drejtuar vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore ka thënë se Irani në bazë të nenit 26 dhe 36 të marrëveshjes në fjalë do të ulë nivelin e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Ky këshill gjithashtu u ka dhënë 60 ditë afat kohë vendeve të tjera që të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, sepse në rast të kundërt Irani do të ndërmarrë masa të tjera.