Maduro: CIA është autore e grusht shtetit në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87906-maduro_cia_është_autore_e_grusht_shtetit_në_venezuelë
Presidenti i Venezuelës ka theksuar se projektuesi kryesor i grusht shtetit në këtë vend është CIA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2019 12:49 Europe/Tirane
  • Maduro: CIA është autore e grusht shtetit në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës ka theksuar se projektuesi kryesor i grusht shtetit në këtë vend është CIA.

Kanali televiziv “Russia Today” njoftoi se Nikollas Maduro, presidenti i Venezuelës, ditën e premte ka thënë se projektuesi i grusht shtetit në Venezuelë është Rikardo Cristopher Figuera, ish-drejtori i përgjithshëm i shërbimit inteligjent kombëtar.

Maduro theksoi se Karakasi posedon dëshmi të cilat tregojnë se CIA rreth një viti më parë e ka punësuar këtë gjeneral të Venezuelës.

Juan Guaido, lideri i opozitarëve të qeverisë së Venezuelës, më 30 prill, ka ftuar qytetarët dhe ushtrinë e këtij vendi për grusht shtet, por që pasi ushtria nuk e mbështeti Guaidon, brenda disa orëve u neutralizua komploti kundër qeverisë së Maduros.

Sipas këtij burimi, gjeneral Figuera pas dështimit të grusht shtetit të 30 prillit, ka dezertuar nga qeveria e Maduros dhe u bashkua me opozitarët.

Pas dështimit të grusht shtetit në Venezuelë Guaido në një intervistë me gazetën “Washington Post”, ka pohuar se besnikëria e ushtrisë ndaj Maduros ishte shkaku kryesor për dështimin e grusht shtetit.