Për shkak të zbulimit të të dhënave, Turqia dënon Facbook-un
Turqia ka caktuar një gjobë 270 mijë dollarë ndaj Facbook për shkak të zbulimit të fotografive private të përdoruesve të Facebook.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Organizata për Mbrojtjen e të Dhënave në Turqi për shkak shkeljes së ligjeve të informacioneve të këtij vendi nga ana e rrjetit social Facebook, ka caktuar një gjobë rreth 270 mijë dollarë për këtë kompani.
Sipas burimeve zyrtare të Turqisë, Organizata për Mbrojtjen e të Dhënave në Turqi ditën e premte ka deklaruar se ka dënuar Facbook për shkak të një aplikacioni i cili ka zbuluar me miliona fotografi të përdoruesve të këtij rrjeti social për një palë të tretë.
Sipas vendimit të kësaj organizate, Facbook nuk ka marrë masat e nevojshme teknike për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve dhe gjatë afatit të caktuar nuk e ka deklaruar aplikacionin në fjalë që ka zbuluar të dhënat private.
Kompania Facebook në muajin dhjetor ka deklaruar se një aplikacion është bërë shkak të zbulohen të dhënat private të 6.7 milion përdoruesve të cilët e kanë shfrytëzuar Facbook-un për të hyrë në shërbime të tjera.