USA Today: Politika e jashtme e Trump ka dështuar
Një gazetë amerikane ka shkruar se politika e presidentit të Amerikës ndaj vendeve të botës ka dështuar dhe është shoqëruar me rezultate katastrofale.
Gazeta amerikane “USA Today” në raport të saj ka treguar dështimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në fushën e politikës së jashtme dhe ka shkruar se programet e Trump në fushën e politikës së Jashtme janë përballur me shumë probleme dhe potencialisht kanë sjell rezultate katastrofale.
Ky raport në shpjegimin e dështimit të politikës së jashtme të Trump ndaj Iranit dhe Koresë Veriore si dhe ndaj vendeve të tjera, ka shkruar se Nikollas Maduro, presidenti i Venezuelës, e ka quajtur Donald Trump një njeri të marrë dhe ahmak i cili bënë përpjekje që ta rrëzojë qeverinë e tij në Venezuelë.
Kjo gazetë në vazhdim ka shkruar se edhe Kim Jung Un, lideri i Koresë Veriore, po e sfidon vendosmërinë e Trump në negociatat bërthamore me Korenë Veriore.
Sipas kësaj gazete amerikane, politika e jashtme e Trump rezultat i çfarëdo që të jetë, gjatë javëve të kaluara ka pësuar dështime të konsiderueshme dhe ka krijuar shumë dilema në lidhje me qasjen e tij ndaj bashkëpunimit ushtarak dhe çështjeve ndërkombëtare.
Në raportin e kësaj gazete gjithashtu është shkruar se Irani po vazhdon rezistencën e palëkundur përball veprimeve të Shtëpisë së Bardhë.