Kryetari i Londrës nën mbrojtje të policisë pas kërcënimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87935-kryetari_i_londrës_nën_mbrojtje_të_policisë_pas_kërcënimeve
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, është vënë nën mbrojtje 24-orëshe të policisë pas kërcënimeve të përsëritura në mediet sociale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2019 15:26 Europe/Tirane
  • Kryetari i Londrës nën mbrojtje të policisë pas kërcënimeve

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, është vënë nën mbrojtje 24-orëshe të policisë pas kërcënimeve të përsëritura në mediet sociale.

Khan i cili u bë kryetar në vitin 2016, ka theksuar se intensiteti i abuzimit është rritur në mënyrë të dukshme që nga referendumi i BREXI-it në vitin 2016. “Unë nuk do të frikësohem nga këta njerëz, por nuk mund t’i shpëtoni faktit se ata që janë afër meje janë të shqetësuar”, tha Khan. Po ashtu, ai paralajmëroi se kërcënime të tilla, nëse mbeten të padiskutueshme, mund të çojnë në dhunë dhe të japin shembullin e vrasjes së deputetit laburist, Jo Cox, i cili u qëllua dhe u sulmua me thikë nga një terrorist ekstremist para referendumit. “Çfarë lloj mesazhi dërgon kjo te fëmijët e mi që duan të përfshihen në politikë”, shtoi ai. Në muajt e fundit, një numër i madh i deputetëve thuhet se kanë marrë kërcënime dhe abuzime me vdekje pas qëndrimit të tyre publik kundër BREXIT-it. Më parë, Kryetari i Londrës deklaroi se presidenti i Amerikës nuk ka vlerën e duhur për zhvillimin e një vizite zyrtare në Britaninë e Madhe. Sadiq Khan, kryetari i Londrës, në një intervistë me radio LBC, në lidhje me vizitën zyrtare të Donald Trump, presidentit të Amerikës, në Britaninë e Madhe në qershor të vitit 2019, deklaroi: “Nuk duhet shtruar tapetin e kuq për Trump dhe as të organizohet ndonjë drekë zyrtare”. Vlen të theksohet se vizitat zyrtare në Britaninë e Madhe kryesisht zhvillohen me ftesë zyrtare të mbretëreshës Elizabeta e Dytë, mirëpo faqja zyrtare e familjes mbretërore të Britanisë së Madhe ka njoftuar se programi i kësaj vizite është i ndryshëm. Vizita e Trump në Britaninë e Madhe bëhet me ftesën e Theresa May, kryeministres së Britanisë së Madhe, por që ka shkaktuar protesta të gjera qytetare duke nënshkruar edhe një peticion me 1.8 milionë nënshkrime.