Bisedime në Norvegji për krizën në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88024-bisedime_në_norvegji_për_krizën_në_venezuelë
Përfaqësuesit e Qeverisë së Venezuelës dhe forcat opozitare kanë udhëtuar në Norvegji për të biseduar rreth zgjidhjes së krizës në shtetin e Amerikës Jugore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2019 09:12 Europe/Tirane
  • Bisedime në Norvegji për krizën në Venezuelë

Përfaqësuesit e Qeverisë së Venezuelës dhe forcat opozitare kanë udhëtuar në Norvegji për të biseduar rreth zgjidhjes së krizës në shtetin e Amerikës Jugore.

Zyrtarët qeveritarë dhe pjesëtarë të opozitës kanë thënë më 15 maj se përfaqësuesit kanë udhëtuar në shtetin skandinav pasi kanë pranuar ftesa nga disa grupe në këtë shtet.

Bisedimet është planifikuar të realizohen në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse do të realizohen edhe takime ballë për ballë.

Anëtarët e opozitës së Venezuelës të kontrolluar nga Asambleja Kombëtare, kanë thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se pjesëtarë të lartë të të dyja palëve do të përfshihen në diskutime.

Në një adresim televiziv, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nuk ka komentuar drejtpërdrejt bisedimet, mirëpo ka thënë se ministri për Informacion, Jorge Rodríguez është në një mision “shumë të rëndësishëm” jashtë shtetit.

Maduro, që mbështetet nga Rusia, Kina dhe Kuba, ka nisur udhëheqësinë më 2013, pas vdekjes së ish-presidentit, Hugo Chavez, dhe është betuar në mandatin e dytë në muajin janar, pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të vitit të kaluar, të cilat janë bojkotuar nga opozita.