Austria ndalon shaminë për vajzat në shkollat fillore
(last modified Fri, 17 May 2019 06:48:34 GMT )
May 17, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Austria ndalon shaminë për vajzat në shkollat fillore

Një vendim me fuqi të madhe simbolike. Parlamenti austriak ka vendosur të ndalojë vendosjen e shamisë së kokës për vajzat në shkollën fillore.

Menjëherë pasuan protestat. Me një ligj, për të cilin e dhanë votën deputetët e koalicionit qeveritar nga partia konservatore, ÖVP dhe partia populiste, FPÖ do të ndalohet në të ardhmen në shkollat fillore “veshja për arsye të fesë apo botëkuptimit, me të cilën lidhet mbulimi i kokës.” Qeveria ka bërë të qartë, se ky ligj drejtohet vetëm kundër shamisë së kokës të myslimanëve dhe jo kundër “kipas” karakteristike të hebrenjve apo “patkës” së Sikhëve.

 

Tags